Eldi Dizdari, i njohur gjithashtu si Denis Matoshi dhe me nofkën “Alduth”, është ekstraduar nga Dubai në Belgjikë. Mediat belge raportojnë se ai ndodhet në burg, pasi në Antwerp është dënuar me dhjetë vjet heqje lirie.
Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe e arrestuan Dizdarin rreth dy vjet më parë, pas kërkesës së Belgjikës për ekstradimin e tij, sipas raportimeve mediatike belge.
Të lidhura
None found
Të mërkurën, ai u largua me avion nga Emiratet. Pas disa orësh udhëtim, mbërriti në aeroportin ushtarak Melsbroek dhe më pas u dërgua menjëherë në një burg në Belgjikë.
Këtë vit, gjykata e Antwerp-it e shpalli Dizdarin fajtor për përfshirjen në transportet e drogës të trajtuara në dosjen “Yaramis” dhe i caktoi 10 vite burg, si edhe një gjobë prej 80 mijë eurosh.
Vendimi parashikon gjithashtu konfiskimin e 7.5 milionë eurove, shumë që gjykata ia atribuon përfitimeve kriminale të Dizdarit.
SPAK ka goditur grupin ku dyshohet se bënin pjesë Dizdari dhe Dritan Gjika. Anëtarët e tij dyshohen për transportimin e të paktën 50 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.
