Tifozët shqiptarë janë në krye, sa i përket kërkesave për bileta në Europian. Kjo u konfirmua nga vetë presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit.
“Kemi kërkesa për bileta nga 206 vende. Kërkesat më të shumta vijnë nga Kroacia, Shqipëria dhe Turqia,” tha presidenti i DFB, Bernd Neuendorf.
Ai shtoi se tashmë ka pasur 2.3 milionë kërkesa për bileta për finalen e Euros në Berlin dhe 1.4 milionë për ndeshjen hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih. “Interesimi është vërtet i jashtëzakonshëm”, tha ai dhe zbuloi se për vullnetarizëm kanë aplikuar rreth 145 mijë persona dhe nevojiten 16 mijë./albeu.com