Shqipëria U-14 triumfon 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, shënojnë Muca dhe Hykollari

Kombëtarja shqiptare U-14 fitoi me rezultatin 2-0 përballë Maqedonisë së Veriut U-14 në takimin miqësor të luajtur në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë. Për kuqezinjtë realizuan Rei Muca dhe Brajan Hykollari.

Trajneri Francesco Vitobello e nisi sfidën me këtë 11-she titullare: Dijon Haxhosaj (GK), Gabriel Haka, Alessio Paloka, Ergi Syziu (C), Uvejs Kadriu, Gerald Qirjazi, Patrik Shurdhaqi, Deon Fehimi, Rei Muca, Enis Repaj dhe Albin Sulejmani.

Të lidhura

None found

Avantazhi i Shqipërisë U-14 erdhi në minutën e 37-të, kur Rei Muca shënoi golin e parë të ndeshjes, duke i çuar kuqezinjtë në epërsi në fundin e pjesës së parë.

Edhe në pjesën e dytë, skuadra shqiptare ruajti ritmin dhe organizimin në fushë. Në minutën e 63-të ishte Brajan Hykollari ai që dyfishoi shifrat, duke vulosur suksesin 2-0 të Kombëtares U-14.

Dy sfidat miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut shërbyen si një mundësi e mirë për stafin teknik, i cili pati rastin të vëzhgonte nga afër lojtarët e rinj dhe të ndiqte ecurinë e tyre në arenën ndërkombëtare.


Shtuar 19.06.2026 13:38

grandpashabetcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetkralbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet