LSDM: Parlamenti Evropian ngre alarmin për ndikimin e huaj në Maqedoni nga Rusia, Serbia dhe Kina

LSDM thekson se raporti i Parlamentit Evropian për Maqedoninë vë në pah ndërhyrjen e huaj në vend, përfshirë ndikimin rus, serb dhe kinez.

Sipas kësaj partie, dokumenti i PE-së evidenton qartë dhe pa dilema rreziqe serioze nga ndërhyrjet dhe ndikimet e jashtme, të cilat, sipas tyre, e cenojnë drejtpërdrejt rrugëtimin evropian të shtetit.

Të lidhura

None found

Nga LSDM thonë se për këto rreziqe kanë paralajmëruar me kohë dhe publikisht, ndërsa tani, sipas tyre, bëhet e qartë se gjendja është edhe më e rëndë se sa ishte paraqitur më herët.

Në raport, theksohen përpjekjet e Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj, prania ekonomike dhe politike e Kinës, si edhe lidhjet gjithnjë e më të forta me Serbinë, për të cilën thuhet se po ndjek një agjendë joliberale në rajon.

Eurodeputetët, sipas LSDM-së, shfaqin shqetësim edhe për narrativat rajonale dhe për ndikimin e “botës serbe”, që sipas tyre vepron kundër orientimit evropian të Maqedonisë.

LSDM thekson se nuk është hera e parë që Parlamenti Evropian sinjalizon për rreziqe të tilla.

Megjithatë, sipas tyre, për herë të parë këto paralajmërime po vijnë në një moment kur qeveria e Hristijan Mickoskit, siç pretendojnë ata, po kopjon hapur politikat e Vuçiqit dhe “botës serbe” në retorikë, narrativë dhe model politik.

Nga LSDM shtojnë se, ndërsa Mickoski dhe VMRO, sipas tyre, e shtyjnë çdo ditë narrativën anti-evropiane, ofendojnë këdo që e mbështet BE-në dhe pengojnë të ardhmen evropiane të qytetarëve, Parlamenti Evropian po jep një mesazh të qartë se ndërhyrja e huaj ruse, kineze dhe ajo përmes aktorëve rajonalë po shndërrohet në një kërcënim serioz për Maqedoninë./Telegrafi/


Shtuar 19.06.2026 13:42

Tags:
casibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetpadişahbetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetzirvebetGrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet