Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një tjetër goditje para përballjes me Letoninë sonte në Skonto Stadions në Riga.
Pasi mungon kapiteni Berat Gjimshiti shkaku i kartonëve, mungesë e madhe do të jetë edhe qendërmbrojtësi tjetër Arlind Ajeti.
Ka qenë Departamenti i Komunikimit në FSHF që ka bërë me dije se Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit.
Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje.
Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet sot në mbrëmje, në stadiumin “Skonto Stadions”, duke filluar nga ora 20:45.