Shpërtheu në lot gjatë konferencës, Ibra treagon arsyen

Zlatan Ibrahimovic është kthyer në kombëtaren e Suedisë pas 5 viteve mungesë.

Sulmuesi u ftua nga trajneri Andersson për ndeshjet e marsit ndaj Gjeorgjisë, Kosovës dhe Estonisë të vlefshme për kualifikueset e KATAR 2022.

Gjatë konferencës së parë për shtyp, pas rikthimit, gjigandi suedez në një moment u prek dhe shpërtheu në lot, pasi po tregonte se si kishte lënë fëmijët e tij për t’u bashkuar me kombëtaren.

“Vicnent (djali i tij) qau kur unë u largova. Të luash për kombëtaren është gjëja më e madhe që mund të arrini. Unë po ndjeja brenda vetes se mund të kontriboj akoma për skuadrën dhe mund të ofrojë diçka”. /albeu.com/

Shtuar 24.03.2021 10:03