Do të martohet sërish? Përgjigjja befasuese e Robert Berishës (FOTO LAJM)

Kohët e fundit kanë qarkulluar në rrjete sociale imazhe të shumta të Robert Berishës me modelen italiane, Maria Bove.

Dyshja shiheshin duke shkëmbyer puthje në buzë dhe dyshimet se Roberti ka nisur nje romance te re ishin te pranueshme.

Përkundër kësaj, është raportuar se ata nuk janë në lidhje, por ajo çfarë ka ndodhur ka qenë vetëm një flirt mes dyshes.

Robert Berishën ishte i ftuar në Top Albania Radio, në programin Ndryshe.

I pyetur rreth këtyre zërave që qarkullojnë nëse ndodhet në një raport dashurie, Roberti thekson se momentalisht po bën një pauzë.

“Pas ndarjes, kam menduar që të mos lidhem, kam nevojë për pauzë, i kam dhënë aq shumë dashuri gocës saqë jam harxhu, nuk kam dashuri për goca të tjera.”

Gjithashtu një tjetër deklaratë e tij lë të kuptojmë se Robert Berisha nuk ka ndërmend të martohet dhe ta bëjë përsëri atë gabim. I pyetur nëse do të martohej sërish, ai jep përgjigjen befasuese:

“Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë”.

Kujtojmë se pas 13 vitesh dashuri, Nora dhe Roberi konfirmuan ndarjen e tyre, e vetmja gjë që i lidh ata është vajza e tyre.

 


Shtuar 24.03.2021 10:29