Mbappe ose Haaland? Reali ka prioritet një tjetër super sulmues

Real Madridi duke parë kërkesat “faraonike” të Mbappe dhe Haaland duket se ka kthyer në prioritet një super sulmues, Harry Kane.

Kane cilësohet si një nga qendërsulmuesit më të mirë në botë, por ende nuk ka fituar asnjë trofe në karrierë.

Sipas SER Deportivos, “Los Blancos” e duan transferimin e Kane për ta forcuar sulmin.

Edhe dy sulmuesit e tjerë si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë duke u ‘monitoruar’, por Kane shihet si transferimi më i lirë.

27-vjeçari ka regjistruar 27 gola në të gjitha garat, derisa ka dhuruar 16 asistime për bashkëlojtarët.

Në rast që anglezi është i hapur për kalimin në “Santiago Bernabeu”, atëherë Spurs do kërkojnë se paku 120 milionë euro.


Shtuar 24.03.2021 10:10