Shkëndija tradhëtohet nga 11-metërshat

Shkëndija jashtë Conference League, pasi u mund me penallti nga AIK me rezultatin 2-4, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 1-1

Shkëndija ia doli të shënonte e para kundër suedezëve, pasi fitoi një penallti dhe kapiteni Ferhan Hasani nuk gaboi. Miqtë e AIK nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë.

Ata shënuan në fillimin e pjesës së dytë me anë të Ayari dhe deri në minutën e 90-të nuk pati gol tjetër, duke bërë që dueli të mbaronte 1-1, si në Suedi.

Kështu u desh të luhej shtesa 30 minutëshe, që sërish nuk prodhoi gola dhe ekipi që kaloi më tej duhet të vendosej përmes penalltive.

AIK gaboi penalltinë e parë, kurse për Shkëndijën të njëjtën gjë bëri Dita. Doriev u ndal nga portieri kundërshtar më pas, kurse hasani gjuajti jashtë. Në fund rezultati përfundimtar ishte 4-2.

SHKËNDIJA-AIK 1-1 (2-4)
HASANI 22’ (PEN) / AYARI 56’.


Shtuar 11.08.2022 23:05

Tags: