Shkëmbimi që mund të bëjë Barcelona dhe Arsenali

Siç pranoi drejtori i futbollit të Barçës, Mateu Alemany , të martën e kaluar , klubi i Barçës duhet “të bëjë detyrat e shtëpisë dhe të ulë ‘fair-play’-in ekonomik në mënyrë që të inkorporojë lojtarë të rinj.”

Me marrëveshjen me Manchester Cityn të mbyllur për Ferran Torresin për 55 milionë, mbetet vetëm për t’u zyrtarizuar. Përgjegjësit e fushës sportive kërkojnë të zgjidhin rastet e futbollistëve që nuk përshtaten në planet e Xavit, Umtiti, Coutinho, Luuk de Jong dhe Dest.

Në Angli, “ Daily Express ” raporton se Arsenali i ka propozuar Barçës një shkëmbim futbollistësh. Bëhet fjalë për sulmuesin francez Aubameyang që shkon në Camp Nou dhe Coutinho do të shkojë në Londër për të luajtur për Emirates .

Aubameyang ka hasur disa probleme së fundmi me klubin anglez ku këta të fundit vendosën t’i hiqnin edhe shiritin e kapitenit dhe ai tani do të preferonte të largohej.

Mesfushori brazilian, i cili është gjithashtu në orbitën e Newcastle dhe Tottenham , ka supozuar se e ardhmja e tij qëndron larg Camp Nou dhe opsioni i Arsenalit mund të jetë sipas dëshirës së tij. /albeu.com


Shtuar 23.12.2021 10:03