Ilir Daja para derbit me Partizanin: Ndeshja do të vendoset nga gabimet, ndriçimi dhe bari natyral do të ishin më të përshtatshëm

Java e 4-t e “Abissnet Superiore” sjell përballjen mes Partizanit dhe Dinamos, e programuar për këtë të shtunë në stadiumin e Vorës. Derbi do të startojë në orën 16:00, ndërsa në prag të sfidës ka dhënë opinionin e tij trajneri i Dinamos, Ilir Daja.

Të lidhura

None found

“Derbi ka gjithmonë një rëndësi të veçantë dhe është një takim që të gjithë e luajnë për ta fituar. Megjithatë, këto përballje mbeten të paparashikueshme. Ne vijmë me besim dhe entuziazëm, si edhe me një gjendje të mirë psikologjike, pasi në ndeshjet e fundit kemi mposhtur rivalët tanë. Edhe Partizani paraqitet në formë të mirë, sidomos pas fitores në transfertë ndaj Vllaznisë.

Pres një ndeshje të hapur, ku avantazhin do ta ketë skuadra që gabon më pak. Shpresojmë që kjo të jemi ne. Është e rëndësishme që ekipi të ruajë ekuilibrin gjatë gjithë takimit, sepse Partizani është i rrezikshëm në tranzicionin pozitiv dhe në kundërsulme, ku mbështetet te lojtarë të shpejtë. Duhet t’ia neutralizojmë këtë pikë të fortë kundërshtarit.

Për derbin kemi në dispozicion të gjithë kontingjentin. Kapiteni Dita është rikthyer pas dëmtimit dhe përbën një vlerë të shtuar për skuadrën; do të vlerësojmë gjendjen e tij edhe në seancën e fundit stërvitore. Gjithashtu, Qardaku do të jetë i gatshëm nesër, pasi ka përfunduar pezullimin e marrë pas kartonit të kuq dhe ka lënë pas edhe dëmtimin. Gjatë gjithë javës kemi punuar mirë dhe skuadra është gati.

Për sa i përket orarit dhe fushës sintetike, mendoj se një ndeshje në mbrëmje, me ndriçim dhe në bar natyral, do t’u jepte të dyja ekipeve mundësinë të shfaqnin maksimumin. Gjithsesi, duhet theksuar se stadiumi i Vorës është një impiant ku mund të performosh shumë mirë”, ka deklaruar Ilir Daja.


Shtuar 11.09.2026 15:37

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş