Shkëlqeu ndaj Ukrainës, Ardian Ismajli në formacionin e xhiros së parë në Ligën e Kombeve

Ardian Ismajli ka shkëlqyer në fitoren e Shqipërisë me rezultatin 1-2 në ndeshjen kundër Ukrainës.

Ylli shqiptar jo vetëm që realizoi një gol të rëndësishëm, por gjithashtu u dallua për ndërhyrjet e tij vendimtare në mbrojtje, duke e bërë një paraqitje të jashtëzakonshme.

Për shkak të performancës së tij të shkëlqyer në këtë përballje, Ismajli është përzgjedhur në formacionin e javës në Ligën e Kombeve.

Ismajli ishte lojtari më i mirë i Shqipërisë dhe SofaScore e ka renditur atë në ekipin ideal të xhiros.

Përveç qendërmbrojtësit shqiptar, në formacionin më të mirë janë përfshirë edhe yje të tjerë si Declan Rice, Kevin De Bruyne, Kvicha Kvaratskhelia, Jamal Musiala, Florian Wirtz dhe Alexander Isak.

Team of the Week provided by Sofascore


Shtuar 8.09.2024 13:42