Portieri i siguron një pikë Sevillas në “frymën e fundit” ndaj Valladolid (VIDEO)

Sevilla dhe Valladolid janë ndarë në një barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 të La Ligas.

Valladolid ishte pranë një fitoreje shumë të rëndësishme, por për të prishur festën e vendasve mendoi portieri Bono i cili shënoi golin e barazimit në minutat shtesë.

Valladolid kishte zhbllokuar rezultatin në 45 minuat e para falë një penalltie  të ekzekuar saktë nga Orellana.

Sevilla momentalisht renditet në vendin e 4 me 55 pikë ndërsa Valladolid në vendin e 16 me 27 pikë. /albeu.com/

 

Shtuar 20.03.2021 11:03