Shënoi tre gola, futbollisti në Afrikë shpërblehet me një kilogram sheqer

Mund të duket e pazakontë, por është e vërtetë. Një ngjarje interesante ka ndodhur në përfundim të një ndeshje futbolli në Kenya.

Futbollisti i skuadrës “N’Zoi”, Levis Barasa, realizoi tre gola dhe u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes.

Si shpërblim, Barasa mori vetëm një kilogram sheqer, duke i lënë të gjithë “gojëhapur”.

Fill pas këtij momenti, në rrjetet sociale shpërthyen komentet dhe të qeshurat./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.12.2021 10:47