Sheikët e Newcastle për “pazar” te Real Madrid

Me drejtuesit e rinj që janë sheikë të Arabisë Saudite me pasuri rreth 400 miliardë euro, priten ndryshime ‘drastike’ duke nisur nga ky afat i janarit.

El Nacional raporton se Newcastle United i do tre lojtarë nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Bëhet fjalë për dy sulmuesit Eden Hazard dhe Gareth Bale dhe për mesfushorin Toni Kroos, të cilet klubi anglez është duke i vëzhguar nga afër.

Kroos është titullar te Reali si gjithmonë, por dy sulmuesit nuk kanë vend në formacionin e Carlo Ancelottit.

Bale dhe Hazard ndoshta do ishin të hapur për largimin nga “Santiago Bernabeu”, por Kroos shpesh herë ka deklaruar se dëshiron të pensionohet te klubi madrilen.


Shtuar 31.10.2021 17:56