Fiorentina hedh sytë nga kampioni i evropës

Fiorentina ka kohë deri në janar për të gjetur një sulmues për arsye se e ardhmja e serbit Vlahoviç është larg ekipit violë.

Berardi është sulmuesi që Fiorentina dëshiron ta transferojë.

27-vjeçari i cili fitoi kampionatin evropian me Italinë , është një emër i përsëritur në listën e dëshiravë tek Fiorentina , në merkaton e verës ai kërkohej nga klubi violë por nuk u arrit akordi.

 

Sassuolo kërkon 35 milion euro për 27-vjeçarin, gjë për të cilën do të varet çdo gjë nga shitja e mundshme e Vlahoviç ku i cili do të rigjenerojë shumën e parave dhe do të vendosen mbi Berardin./H.LL/albeu.com


Shtuar 31.10.2021 17:53