“Finalja” e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, sa është pjesëmarrja e qytetarëve deri më tani

Kanë dalë shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut deri në orën 17:00.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut raportonse dalja deri në ora 17:00 në të gjithë vendin ka qenë 42.85 për qind.

Kjo është për rreth 2 për qind më shumë, në krahasim me raundin e parë të zgjedhjeve deri në ora 17:00.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, tha se pret që në orët në vijim të ketë dalje më të madhe të qytetarëve në votim. Ai gjithashtu njoftoi vazhdimin e votimit në disa vendvotime, për shkak të vonesës./albeu.com/