Shehi kërkonte VAR-in për fitoren: Ishte penallti e pastër te Ngo, të hedh djersën

Tirana nuk ka arritur më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Egnatias. Bardheblutë janë përpjekur që në pjesën e parë për të gjetur golin, por nga ana tjetër edhe rivalët ishin të rrezikshëm në saj të shumë afrimeve cilësore në këtë merkato vere.

Goli do të gjendej në minutën e 52 nga Seferi me një goditje të bukur. Menjëherë nisi të festonte duke vendosur duart në vesh, për të kërkuar heshtjen e kritikëve për shkakun e gabimeve para porte. Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë do të ishte Imeri që prodhoi perlën nga distanca duke shtangur Bekajn.

Ndërkohë Seferi do të ishte kthyer në hero nëse nuk do të ishte VAR. Sulmuesi i Tiranës gjeti rrjetën por pas më shumë se 5 minutash duke parë VAR do të akordohej për pozicion jashtë loje, pasi Xhixha kishte ndikuar në aksion. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Shehi: “Goli i anulluar te Seferi ishte i drejtë. Por unë kam pretendime për rastin e Ngo në minutën e fundit, ajo tërheqje. Ishte penallti sade, shiheni edhe tani, bëjeni VAR edhe tani. Kështu të hedh poshtë të gjithë djersën. Duhej të shihej ky rast, nuk ka lidhje minutat. Xhixha? Jam i kënaqur deri tani me këtë futbollist. Dilnim mirë në krahë, por nuk i shfrytëzuam mirë rastet. Ikja e Celhakës na ka prishur jo pak punë në mesfushë, jemi pak deficit në këtë aspekt. Terreni është armiku ynë, ne u përpoqëm shumë”.


Shtuar 19.09.2021 16:36