Dybala i pafat, dëmtohet që në start

Paulo Dybala nuk e ka nisur mirë para-sezonin me Juventusin, pasi ka pësuar një dëmtim muskulor.

Argjentinasi do të punojë veçmas nga shokët e tij të skuadrës për ditët e ardhshme.

Nuk është një fillim i mirë për Dybalan, i cili kaloi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar në trajtimit shkaku i dëmtimeve.

Lojtari do të humbasë miqësoren e parë para-sezonale të kësaj fundjave kundër Cesenas.

27-vjeçari bëri vetëm 26 paraqitje zyrtare për Bianconerët gjatë edicionit 2020-21.

Ai kontribuojë me pesë gola dhe tre asistime, pothuajse të gjitha në Serie A.

E ardhmja e Dybala është në ajër, pasi kontrata e tij pritet të skadojë në qershor 2022 dhe negociatat për një zgjatje po vazhdojnë, por ngadalë.

Trajneri i rikthyer Max Allegri është i etur që taketë në dispozicion argjentinasin.


Shtuar 21.07.2021 23:43

Tags: ,