Shaqiri pranë klubit të njohur, shqiptari bie dakord me kushtet personale

Sulmuesi nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka arritur marrëveshje me skuadrën franceze, Olympique Lyon për një transferim në Ligue 1 për edicionin e ri.

Lojtari është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Lyoni, derisa po pret vetëm që dy klubet të gjejnë marrëveshje mes vete.

Lyoni ka ofruar shtatë milionë euro, mirëpo Liverpooli pretendon se vlera e lojtarit është më e lartë.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Liverpooli është në negociata me Lyonin, por ende nuk ka marrëveshje mes klubeve.

Mediat e ndryshme në Francë dhe Angli kanë raportuar se mund të gjendet një marrëveshje mes dy klubeve brenda kësaj jave dhe Shaqiri të transferohet te Lyoni.

 


Shtuar 19.08.2021 19:17