“Kam bombë”, Capitol Hill në alarm, rrethohet kamioni i dyshuar për eksploziv

Capitol Hill në Washington mund të rrezikohet nga një shperthim, pas dhënies së një alarmi për bombë.

Bëhet fjalë për një kamion të dyshimtë dhë për personin brenda tij se mund të ketë lëndë eksplozive.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e menjëhershëm të kamionit dhe duke vazhduar me verifikimet përkatëse.

Autoritetet i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë larg zonës deri në qetësimin e situatës.

Kamioni ndodhet tek Biblioteka e Capitol dhe mësohet se autori i ka thënë një oficeri se ka bombë teksa në dorë dyshohet se mbante një shpërthyese.

Ndërkohë mësohet se po vazhdojnë negociatat mes policisë dhe autorit që të dorëzohet teksa nuk dihen ende motivet e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 19:09