SERIA A/ Fiorentina “turpëron” Napolin në “Armando Maradona”

“Blutë” e Napoli kanë pësuar një humbje shokuese mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Diego Armando Maradona” janë mundur me rezultatin 1 me 3, nga “violët” e Fiorentina, në përballjen e vlefshme për javën e 8 të Serie A.

Golat e Josip Brekalo, Giacomo Bonaventura e Nicolas Gonzalez, në minutat 7’, 63’ e 93’ “eklipsuan” golin e “bomberit” nigerian, Victor Osimhen, duke i “dhuruar” humbjen e parë të këtij sezoni kampionëve në fuqi të Italisë.

Me këtë rezultat, Fiorentina ngjitet në vendin e 4-t në renditje me 17, duke parakaluar pikërisht “blutë” e Napoli, të cilët ndodhen 1 vend poshtë “violëve”, teksa deri më tani kanë arritur të grumbullojnë vetëm 14 pikë.


Shtuar 8.10.2023 23:01