“Seksist, racist, homofob”, Revolta e tifozëve dështoi akordin Tottenham-Gattuso

#NoToGattuso ishte hashtagu më popullor 24 orër e fundit në Premier League teksa tifozët e Tottenham u revoltuan kundër afrimit të mundshëm në krye të skuadrës Londineze.

Për t’i kuptuar gjërat, Gattuso iku nga Fiorentina dhe përmes agjentit Jorge Mende u bë favoriti i stolit të Tottenham ku këta të fundit kishin ndërprerë bisedimet me Paulo Fonsecën. Menjëherë lajmi për Gattuson u shpërnda dhe tifozët nisën të grumbullonin firma dhe vota kundër trajnerit italian.

Sipas tyre, disa deklarata të hershme të Gattusos kundër martesave gay apo kundër drejtueseve femra në futboll sic ishte rasti i vajzës së Berlusconit, nuk janë parë me sy të mirë nga tifozët e Spursave ndaj dhe nisma u bë shumë serioze dhe mijëra hashtag kundër Gattusos u përhapën ditën e djeshme.

Duke parë dhe reagimin e fortë Tottenham menjëherë ditën e sotme njoftoi se nuk ka asnjë marrëveshje dhe se italiani nuk do të jetë trajneri i skuadrës. Ky vendim pas protestës së tifozëve është i dyti i ndikuar nga revoltat pas atyre të mijërave të tjerë që protestuan kundër klubeve angleze që krijuan SuperLigën e Europës. Edhe njëherë Anglia na jep një leksion se futbolli është i tifozëve!.


Shtuar 18.06.2021 16:45