Ekipi i rekrutimit të Manchester United është sërish nën kritika nga ata përreth klubit.
Djajtë e Kuq janë ndër shpenzuesit më të mëdhenj në futbollin botëror gjatë 11 viteve të fundit.
Megjithatë, ata ende nuk kanë fituar një Ligë Premier ose Ligë të Kampionëve që kur Sir Alex Ferguson u tërhoq.
Ish-skauti i klubit, Bryan King, ka folur për shpenzimet ekstravagante që ka bërë United, si 50 milionë eurot që ata pagoi për Andre Onanën.
Ai i tha podcast Inside Track: “Ten Hag nuk më ka dhënë asnjë besim se Man United është një skuadër që mund të fitojë Ligën Premier. Kjo duhet të vijë nga njerëzit që ai ka sjellë”.
“Një miku im e njeh drejtorin sportiv të Interit dhe ata ishin të përgatitur ta linin Onanën të ikte për rreth 10 milionë euro.
“Pastaj, krejt papritur, vjen një email që thotë se duan 50 milionë euro për të”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/