Rudiger “ngrin” Real Madridin, do të vazhdojë me Chelsea

Nënshkrimi i Antonio Rüdiger nga Real Madridi ka qenë i komplikuar javët e fundit. Nga Londra ata hezitojnë të humbasin një nga referencat e tyre në mbrojtje dhe e dinë se një tjetër pjesë e tyre, Andreas Christensen, është i vendosur të largohet nga kryeqyteti.

Në parim, bardhezinjtë kishin arritur një marrëveshje me ndërkombëtarin gjerman, por duket se planet e lojtarit kanë ndryshuar dhe ideja e tij është të vazhdojë në Londër.

Kështu e ka bërë të qartë qendërmbrojtësi në deklaratat e tij të fundit:

“Familja ime ndihet shumë rehat në Londër. Si gjithmonë, jam plotësisht i përkushtuar ndaj kauzës. Bisedimet janë mes palës sime dhe Chelseat, dhe kjo është gjithçka që duhet të dini për të ardhmen time tani. Ju duhet të mendoni për familjen tuaj.”

“Fëmijët e mi kanë lindur këtu në Londër dhe kjo ju tregon se familja ime ndihet shumë mirë këtu. Pjesa tjetër varet nga njerëzit e tjerë për të marrë vendime dhe më pas do të shohim nëse do të arrijmë një mirëkuptim”

Bisedimet mes dy palëve janë përshpejtuar kohët e fundit dhe nuk përjashtohet mundësia që në javët në vijim të shpallin një marrëveshje. r.t/albeu.com


Shtuar 24.01.2022 17:14