Tirana ka prezantuar tre futbollistë të rinj, të cilët do të jenë nën urdhrat e trajnerit Dejan Klafuric gjatë sezonit 2026/27.
Klubi kryeqytetas bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se në skuadrën e parë janë promovuar mesfushorët Mateo Maçi, 17 vjeç, dhe Aimar Bami, mesfushor qendror 18-vjeçar, si dhe qendërmbrojtësi Leon Misja, po 18 vjeç. Me afrimin e tyre, tekniku kroat do të ketë më shumë alternativa në organikën bardheblu.
Të lidhura
None found
“Ky moment përfaqëson filozofinë e klubit: të identifikojë, zhvillojë dhe promovojë talentet e veta. Akademia e KF Tiranës vazhdon të ndërtojë një urë të fortë drejt ekipit të parë, duke u dhënë lojtarëve të rinj kohën, besimin dhe mundësinë për të hedhur hapin drejt futbollit profesionist”, thuhet në njoftimin e klubit.
