Rruga e vështirë e futbollistit shqiptar drejt suksesit, mbiemri që mori i ndryshoi tërësisht jetën

Bashkim Ajdini, futbollisti shqiptar nga Tërnoci ka një histori tejet të veçantë. Futbollisti ka mbajtur për shumë vite në fanellën e tij mbiemrin gjerman “Renneke”, që lidhet me një ngjarje që i ndryshoi tërësisht jetën.

Ai ka jetuar prej disa vitesh në Gjermani, u kthye në vendlindjen e tij pas 10 vitesh por ajo që e priste më pas ishte surprizuese.

Në një intervistë për Abc news, futbollisti tregoi se një nga miqtë e familjes e birësoi duke marrë dhe mbiemrin Renneke.

Udhëtoi drejt Gjermanisë ku nisi dhe karrierën që kishte dëshiruar.

Pas shumë vitesh angazhimi në fushën e blertë, Bashkimi ka arritur të bëhet një futbollist profesionist duke arritur në Ligën e 3-të të Gjermanisë.

Tani, ai ka ndërruar mbiemrin Renneke në Ajdini dhe thotë se ndihet krenar që i është kthyer identitetit të familjarëve të tij.

“Kanë shkuar emigrant në Suedi, atje kam lindur në 1991 dhe kanë ardhur në Gjermani në 1993. Isha shumë i vogël, kemi jetuar 10 vite deri në 2003 dhe më pas shteti gjerman na ka kthyer. Shokët e babait më kanë adoptuar, jam rikthyer në Gjermani dhe mora mbiemrin Renneke.”, tregoi ai.


Shtuar 1.10.2021 12:11