Hazard nuk harron Lille: Fitorja e Ligue 1 këtë vit do të ishte më e rëndësishme se ajo e 2011 (FOTO LAJM)

Eden Hazard nuk e harron të kaluarën dhe veçanërisht Lille, që do të luajë për titullin në javën e fundit të Ligue 1.

“E ndjek akoma Lille. Fëmijët e mi e dinë se babai i tyre ka luajtur atje. Djali im më i madh ka lindur kur unë luaja për Lille”, ka thënë ylli i Real Madrid.

“Mundësia për të fituar titullin? Nëse do të shpalleshin kampionë në këtë sezon, do të ishte edhe më mirë se kampionati që kemi fituar në 2011-ën, sepse tani është PSG në versionin Katar, që e bën  akoma më të vështirë fitoren e kampionatit. Tifozët e meritojnë”.

Shtuar 19.05.2021 15:22