Drejtuesit e klubeve të Premier League kanë frikë se mund t’i ndalohen të luajnë lojtarët të cilët ende nuk janë vaksinuar në këtë valë të re të Covid-19.
Qeveria konfirmoi se po prezanton Planin B Covid në përgjigje të kërcënimit të paraqitur nga varianti Omicron.
Kjo do të thotë se tifozët duhet të tregojnë pasaportat e vaksinës për të herë në stadium nga e mërkura e ardhshme.
Por në të gjithë Premier League ka shqetësime në rritje se lojtarët që ende nuk janë vaksinuar mund të bien në kundërshtim me udhëzimet e rrepta.
Drejtuesit e ligës njoftuan në tetor se 81% e lojtarëve të Premier League kishin marrë të paktën një dozë ddhe 68% dy doza.
Paavarësisht udhëzimeve të qeverisë që sugjerojnë se lojtarët e pavaksinuar duhet të rezultojnë negativ për të luajtur, drejtusit e klubeve e sidomos trajnerët janë të shqetësuar se mund të ketë kufuzime edhe më të ashpra. /abcnews.al