Rrëfehet Lukaku: Jam këtu për Scudetton, më vjen keq që u largova, tifozëve do u kërkoj falje në fushë

Përkthyer dhe përshtatur nga Hergi Llupi

“DAZN” ka publikuar intervistën e plotë me Romelu Lukakun nga e cila dje u publikua vetëm një pjesë e vogël.

“Sezoni i dobët me Chelsea më ka dhënë më shumë motivim për të bërë më mirë se më parë. Në një vit të vetëm harrova se çfarë jam në gjendje të bëj dhe kjo më ka sjellë zemërim. Inter nuk e fitoi dot Scudetton vitin e kaluar, shpresoj këtë vit ta bëjmë”, e ka nisur belgu.

Pse gabove duke u larguar?

“Kam gabuar në shumë gjëra. Kur u largova, doja këtë rikthim sepse Chelsea ishte ekipi im kur isha i ri. Mendova se mund të isha protagonist dhe nuk ndodhi kështu. Në mars e dija se kishte një mundësi për rikthim, pastaj në fund të sezonit bëmë një punë të shkëlqyer me klubin dhe unë munda të kthehesha. Unë reflektoj vetëm në fund të sezonit. Pas ndeshjes së fundit fillova të mendoj për hipotezën më të mirë për mua. Nuk kisha dyshime se në të ardhmen mund të ndryshojë diçka te Chelsea dhe për këtë arsye vendosa të kthehem.”

Çfarë pune keni bërë mendërisht kur u kthyet?

“U përpoqa të futem në skuadër sa më mirë sepse Inter luan ndryshe nga më parë. Të gjithë lojtarët kanë bërë një rritje të rëndësishme, unë duhet të përshtatem mirë dhe të kuptoj idetë e trajnerit. Gjatë vitit kam pasur shumë kontakte me lojtarët, për mua është si të mos largohem kurrë. Pashë që çdo lojtar ka më shumë dëshirë për të fituar, çdo ndeshje është jetë ose vdekje. Jemi edhe më të bashkuar se më parë”.

Brozovic dhe Barella nuk ju kanë detyruar të paguani?

“Më është dashur të këndoj në darkën e ekipit dhe të paguaj, por kjo është normale. I kam gjetur më mirë se më parë. Brozo është bërë më lider, më i hapur me të tjerët. Nuk flet shumë, por ankohet shumë. Barella është më shumë protagonist, ai bëri shumë asistime vitin e kaluar. Pasi fitoi Kampionatin Evropian, Kupën e Italisë, Superkupën, i dhanë më shumë stimuj.”

A është skuadra më e forta në Itali?

“Unë nuk jam ai që flas kështu, nuk ka kuptim. Le të shohim se kush fiton.”

Kush ishte personi i parë që ju i thatë se do të ktheheshit në Inter?

“Lautaro. Ne folëm me njëri-tjetrin në Instagram se kisha ndërruar numrin. Prej aty shkruanim shumë në Whatsapp. Ai ishte nga të parët, pastaj Dimarco, Bastoni dhe gjithë të tjerët”.

Kur patë Lautaron çfarë thatë?

“Se ai duhet të bëjë më shumë. Ne i thamë vetes se duhet të bëjmë më mirë se më parë, nëse duam të arrijmë objektivat, të gjithë duhet të bëjmë më mirë sepse skuadrat e tjera janë bërë të forta. Që në ditën e parë pashë që cilësitë e tij mund të më ndihmojnë dhe e imja mund të ndihmojë. Ne nuk jemi egoistë, e di kur është dita e Lautaros dhe bëj gjithçka që ai të shënojë që ne të fitojmë. Ne kemi të njëjtën dëshirë për të fituar ndeshjet. Në stërvitje jemi gjithmonë në ekipe të kundërta, por në lojë, nëse na lejojnë të luajmë së bashku, ne e dimë se mund të bëjmë një ndryshim për ekipin.”

Dhe golashënuesit më të mirë?

“Ata janë shumë të fortë, por unë jam i interesuar për Scudetton. Ne jemi në Inter”.

A e ndjeni presionin?

“Në fushën stërvitore. Ka gjithmonë një që provokon. Ky është presioni më i madh. Për pjesën tjetër jam i fokusuar në atë që duhet të bëj në fushë. Nuk lexoj gazeta. Në fund Interi duhet të fitojë. ”

Keshtu ke qenë gjithmonë?

“Jo. Kur erdha në Inter u bëra i tillë. Arrita në Manchester United për dy vite të vështira, mendërisht. Fizikisht i vuajta sepse nuk isha atje me kokën time. Falenderoj Conte sepse ai mendërisht më bëri të rritem, në faktin mos u dorëzo dhe shko çdo ditë deri në fund. Këto themele do të qëndrojnë me mua deri në fund. Kështu është edhe Inzaghi. Vëllai im Jordan gjithmonë thoshte gjëra të mira për të. Vitin e kaluar në kombëtare pashë gjëra që mund të më bëj të rritem dhe kjo është arsyeja pse u ktheva”.

Çfarë Lukaku do të ishit nëse nuk do të kishit takuar Interin?

“Mendoj se ishte e destinuar të luaja për Interin, si për Anderlecht ose Chelsea sepse e imagjinoja këtë në kokën time. Interi, Anderlecht dhe Everton janë skuadrat që më bënë këtë që jam sot. Është e drejtë të bëjmë gjithçka për Interin. Falenderoj tifozët për dashurinë për mua dhe familjen time. Kërkoj falje për mënyrën se si i lashë, por duhet të flas në fushë. Shpresoj që me paraqitjet e mia ajo dashuri të kthehet në atë të mëparshëm”.

Jeni kthyer për të marrë përsëri fronin e Milanit?

“Unë do të doja ta merrja këtë trofe. Unë nuk jam këtu për veten time. Jam këtu për të ndihmuar ekipin të fitojë Scudetton.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.08.2022 10:58