Cristiano Ronaldo shprehu dëshirën për t’u larguar nga Manchester United për të luajtur në Ligën e Kampionëve, por realiteti është se transferimi i tij te Atlético Madrid nuk mund të realizohej, ashtu siç dëshironte portugezi. Vështirësia ekonomike e operacionit dhe kritikat e marra nga tifozët kanë përjashtuar zyrtarisht rojiblancos në betejën për ish-lojtarin e Real Madridit.
Me Napolin si të vetmen rrugëdalje, por edhe me probleme në përballimin e pagës së lojtarit, CR7 supozon se ai do të duhet të vazhdojë të paktën deri në janar në Manchester United të Ten Hag.
Trajneri i ri i Djajve të Kuq është i bindur se mund ta rikuperojë lojtarin për kauzën edhe pse e ka të qartë se nuk do ta lërë të bëjë atë që do, apo ndonjë vrazhdësi.
Cristiano tashmë po punon me Mendes për të gjetur zgjidhjen më të mirë për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës të Katarit 2022 dhe sapo të hapet merkato dimërore./albeu.com