Ronaldo në dyshim për ndeshjen e nesërme, Rangnick mund të debutojë pa CR7

Në debutimin e tij në stolin e Manchester United, nesër kundër Crystal Palace, Ralf Rangnick mund të detyrohet të bëjë pa Cristiano Ronaldon.

Siç raporton Sun , prania e CR7 është në dyshim për shkak të një shqetësimi në gju. Problemi duket se ka lindur gjatë festimit të golit të dytë ndaj Arsenalit.

Asnjë komunikim zyrtar për këtë çështje, por ka mundësi që ish-lojtari i Juventus-it të kursehet në kuadër të Ligës së Kampionëve./h.ll/albeu.com


Shtuar 4.12.2021 10:43