Cristiano Ronaldo u rikthye këtë sezon te Manchester United, ku po kalon një formë të mirë, megjithatë kjo nuk po mjafton që portugezi ta mbajë vlerën që e ka.
Sipas Transfermarkt, 36-vjeçari ka pësuar rënie, teksa tani vlen vetëm 35 milionë euro.
Para këtij përditësimi, vlera e pesë herë fituesit të Topit të Artë ishte 45 milionë euro.
Vlera më e lartë që e ka arritur portugezi sipas Transfermarkt është 120 milionë, e arritur gjatë kohës sa ishte në Real Madrid. /albeu.com/