Ronaldinho e ka quajtur Neymarin si trashëgimtarin e tij.
Fituesi i Topit të Artë i vitit 2005 ishte një ikonë për ekipin kombëtar dhe i ndihmoi ata drejtë lavdisë së Kupës së Botës në vitin 2002 dhe Kupën e Amerikës në vitin 1999.
Brazili morin Kupën e Amerikës në vitin 2019 me Neymarin që ishte i lënduar , dhe ylli i PSG-së ishte i zhgënjyer në finalen e së shtunës pasi Argjentina mundi Brazilin 1-0 për të fituar këtë trofe.
Ronaldinho beson se sulmuesi 29-vjeçar ka zënë vendin e tij si heroi i Brazilit, “Po, pa dyshim, ai është trashëgimtari im.”, tha Rolandinho për “France Football”.
“Ai është lojtari ynë kryesor, idhulli i brazilianëve. Ai nuk e ka humbur guximin, driblimin e tij dhe është gjithmonë kënaqësi ta shoh atë në fushë”.
Ronaldinho gjithashtu ka qenë i impresionuar nga ndikimi i Kylian Mbappe për PSG-në dhe Francën.
Ai ka mbështetur fituesin e Kupës së Botës për të ndjekur hapat e tij duke fituar Topin e Artë në të ardhmen.
“Ai më kujton pak Ronaldon. Unë e dua këtë fëmijë. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, shumë i talentuar,” shtoi ai.
“Ai ka të gjitha cilësitë për të fituar Topin e Artë. Më pëlqen ta shoh duke luajtur, veçanërisht kur Neymar luan me të. Për sa i përket lojtarëve më të mirë, Parisi është shërbyer shumë mirë.”, tha në fund Ronaldinho.