Romelu Lukaku fillon të ngrohë motorët për sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi belg filloi stërvitjen me Interin ditën e djeshme dhe shënoi menjëherë dy gola në ndeshjen e parë të tijë me shokët e ekipit.
Goli i parë erdhi pas një pasimi të Lautaros dhe belgu me anë të një gjuajtje me të majtën e tij, dërgoi topin në rrjetë. Ndërsa goli i dytë erdhi me anë të penalltisë.
Inter ka publikuar këto dy gola në rrjetin e tyre social dhe ka komentuar “E nisim aty ku e lamë”, duke nënkuptuar se Lukaku e mbylli aventurën me Interin duke shënuar dhe po e rinis edhe njëherë duke shënuar./h.ll/albeu.com
Ricominciamo da dove ci eravamo lasciati ⚽?#ForzaInter #Lukaku pic.twitter.com/QeAQAvWcmb
— Inter (@Inter) July 8, 2022