Romantik si Cikalleshi, futbollisti gdhendi në trup tatuazhin më të bukur dedikuar bashkëshortes

Futbollisti i njohur i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme përballë fëmijëve në “Kurthin e Piter Pan”.

Si çdo personazh tjetër, as ai nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve pikante të vogëlushëve, të cilët kanë dashur të dinë edhe për jetën e tij private.

Në bisedë e sipër, futbollisti tregoi se ka bërë një tatuazh dedikuar bashkëshortes së tij, ndaj Alketa e ka “detyruar” Cikalleshin të zhvishet e të tregojë tatuazhin.

“Zhvishu Sokol tani dhe na e trego”, i tha Alketa, ndërsa futbollisti tregoi se kishte bërë në shpinë sytë e bashkëshortes së tij.

“Sa sy të bukur paska nusja. Me sytë e nuses deri në fund të jetës”- tha Alketa kur pa tatuazhin e tij.


Shtuar 30.03.2021 09:32