Roma ka shënuar fitore ndaj Sassuolos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 29-të të Serie A.
Pjesa e parë solli vetëm nga një rast për të dyja skuadrat, me Matheus Henriquen që rrezikoi për Sassuolon dhe Romelu Lukakun për Romën, por pa sukses.
Me të filluar pjesa e dytë, Lorenzo Pellegrini shënoi gol të bukur me një goditje nga distanca për 1-0.
Roma ka mundur të shënojë edhe golin e dytë me Tommaso Baldanzin, por në të dyja rastet nuk arriti të shënojë.
Roma me këtë fitore mban vendin e pestë me 51 pikë dhe vazhdon luftën për një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/