Roma bën ndeshjen më të mirë të sezonit, mposht me “poker” golash Atalantën (VIDEO)

Roma ka bërë ditën e sotme ndoshta ndeshjen më të mirë të këtij sezoni. Ekipi i Mourinhos ka mposhtur në transfertë Atalantën e Gasperinit me rezultatin e thellë 1-4.

Ndeshja e cila u luajt në Bergamo, në kuadër të javës së 18 të Serie A rezervoi humbjen e para për vendasit  6 fitoreve radhazi.

Të lidhura

None found

Miqtë e zhbllokuan rezultatin që në minutën e parë me sulmuesin anglez, Abraham dhe më pas dyfishoi Zaniolo në minutën e 27.

Atalanta do ta rihapte ndeshjen në fundin e pjesës së parë pasi Luis Muriel ngushton rezultatin në minutën e 45+1.

Vendasit ishin shumë pranë barazimit me  Zapata, por goli i shënuar në minutën e 68 anulohet nga VAR. Vetëm 4 minuta më vonë, Roma do të shënonte edhe golin e tretë më Smalling, i cili i jep siguri dhe qetësi ekipit të tij.

Në minutën e 82, Abraham do të shënonte edhe golin e 4 për Romën dhe të dytin personal në këtë ndeshje për të vendosur gjithçka.

Pas kësaj ndeshjeje, Atalanta pozicionohet në vendin e  3 me 37 pikë, ndërsa Roma në vendin e 5 me 31 pikë. r.t/albeu.com


Shtuar më 18.12.2021 17:25

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombullbahisjojobet girişbetebetholiganbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetbetasus girişbetasusbetasus girişBetasusKralbetmeritkingdinamobet girişmobilbahisporno videoporno izlepornotürk porno izleporno izlepornogamdom girişgamdomdoedaporno video izlejojobetdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren siteleronwinGrandpashabetcasinofastjojobet girişjojobetbetwoon