Zgjatet votimi për shkarkimin e Bashës, Berisha ndan foton e veçantë të demokratit (FOTO LAJM)

Votimi i Referendumit të Sali Berishës për shkarkimin e Lulzim Bashës ishte parashikuar të mbyllej në orën 17:00, por është zgjatur edhe më tej derisa anëtari i fundit të ketë shprehur vullnetin e tij.

Ndërsa votimi vazhdon, ish-lideri i PD-së Sali Berisha ka postuar në Facebook foton e veçantë të një anëtari me aftësi të kufizuara, i cili ka mbërritur për të votuar.

“Mirënjohje te veçante demokratit Edi Pjeternikaj për përmbushjen e detyrës se tij! Sb”, shkruan Berisha.


Numri i votuesve deri në orën 15:00.

Shkodër: 3,660

Lezhë: 2,670

Kukës: 1,550

Dibër: 1,529

Durrës: 4,840

Tiranë: 7,536

Elbasan: 2,796

Berat: 893

Korçë: 2,655

Fier: 3,415

Gjirokastër: 1,288

Vlore: 1,273./albeu.com