Roma, Abraham: E dua këtë klub, tani të fitojmë finalen në Tiranë

Tammy Abraham, autori i dy golave në fitoren 3-0 ndaj Torinos, ka folur pas ndoshjes duke komentuar dashurinë e tij për Romën dhe për finalen e Conference League.

“E dua këtë klub që në momentin e parë që kam vendosur këmbën atje, jam mundur të ndihmoj me gola dhe asistime, tani duhet të fitojmë trofeun për të kurorëzuar këtë sezon.

Të luash në finale tashmë është një ëndërr e realizuar, por do të ishte mirë për tifozët edhe për ne që nga Tirana të dalim me kupën në duar.”/h.ll/albeu.com


Shtuar 21.05.2022 08:12