Situata e Rodrygo Goes në Real Madrid duket se nuk është në kontroll. I riu brazilian, i cili në sezonet e mëparshme kishte shfaqur shkëlqime për bardhezinjtë, po pëson një rënie të dukshme në performancën e tij këtë sezon. Ndërkohë, shfaqja e shkëlqyer e Brahim Diazit po i bën presion të fortë.
Ndeshja kundër Valencias ishte një shembull i qartë i kësaj situate. Kur Brahim Díaz hyri në lojë në pjesën e dytë për të zëvendësuar Rodrygo, skuadra vuri re menjëherë një ndryshim dinamik.
Spanjolli ofroi një lëvizje të re dhe cilësi teknike që rivitalizoi ekipin. Jo vetëm që ai kontribuoi me një asistim në golin e dytë të Vinicius, por ai u përfshi gjithashtu në lojën që çoi në golin e anuluar të Bellingham.
Përparimi i Brahimit në fushë ka qenë mbresëlënës javët e fundit, duke ngritur dyshime serioze për të ardhmen e Rodrygo në formacionin fillestar të Real Madridit.
Nëse braziliani nuk përmirëson performancën e tij së shpejti, ai mund ta gjejë veten të zbritur në stol dhe madje të përballet me mundësinë e largimit në merkaton e verës së ardhshme.
Për Rodrygo, presioni po rritet. Ai do të duhet të rrisë nivelin e lojës dhe të dëshmojë vlerën e tij në çdo mundësi që ka në fushë nëse dëshiron të ruajë vendin e tij në ekipin fillestar.
Konkurrenca e brendshme në Real Madrid është e ashpër dhe shfaqja e talenteve si Brahim Diaz po e bën të qartë se askujt nuk i garantohet një pozicion i përhershëm. /Telegrafi/