Rodri thyen rekordin që ka qëndruar për 16 vjet pas fitores ndaj Man United

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri ka thyer një rekord që ka qëndruar për 16 vite pas fitores 3-1 të skuadrës së tij ndaj Manchester United.

Marcus Rashford kaloi United në avantazh në pjesën e parë me një goditje të mrekullueshme nga rreth 25 metra.

Megjithatë, Phil Foden shënoi një dygolësh në pjesën e dytë dhe Erling Haaland shtoi një të tretë për të parë Cityn të merrte një fitore vendimtare në derbi.

Rezultati tani do të thotë se mesfushori i Cityt, Rodri nuk ka humbur asnjë ndeshje klubi që nga humbja 1-0 e Cityt ndaj Tottenhamit në shkurt 2023.

Që atëherë ai ka përfaqësuar Cityn në 59 sfida pa shijuar humbjen – seria më e gjatë e ‘pamposhtur’ e çdo lojtari të Ligës Premier.

Rodri e kaloi ish-mbrojtësin e Chelseat, Ricardo Carvalho, i cili kaloi 58 ndeshje pa humbje, midis nëntorit 2006 dhe shkurtit 2008.

Fitorja e Cityt gjithashtu i dha fund serisë së United prej 143 ndeshjesh në Ligën Premier pa humbur kur kryesonte në pjesën e parë. /Telegrafi/