Rodri refuzoi Real Madridin dhe zgjodhi Barcelonën, zbardhen tri arsyet e vendimit

Jose Felix Diaz, gazetar i AS, ka raportuar se Rodri e ka njoftuar zyrtarisht Real Madridin për vendimin e tij për t’iu bashkuar Barcelonës.

Të lidhura

None found

Mesfushori i Manchester Cityt nuk e ka pranuar ofertën financiare të klubit madrilen, duke vendosur t’i besojë projektit sportiv të skuadrës katalanase.

Vendimi i spanjollit është pritur me respekt nga drejtuesit e Real Madridit, të cilët kanë vlerësuar shpjegimet e tij dhe i kanë uruar suksese. Në Valdebebas, kjo nuk është konsideruar si goditje apo dështim për klubin.

Rodri ka bërë të ditur se zgjedhjen e tij e kanë ndikuar tri elemente: mënyra e lojës së Barcelonës, trashëgimia e Pep Guardiolës dhe raportet e afërta me bashkëlojtarët e tij te Kombëtarja e Spanjës.

Real Madridi kishte zhvilluar vetëm kontakte të para me Manchester Cityn për situatën e Rodrit. Megjithatë, para vendimit përfundimtar të futbollistit, klubet nuk kishin nisur negociata zyrtare për vlerën e transferimit.


Shtuar 6.08.2026 23:59

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss