Me zhgënjimin e eleminimit nga Champions League, Barcelona tani synon t’i shkojë deri në fund, trofeut të 2-të më prestigjioz në continent, Europa League.
Në një intervistë për mediat spanjolle, sulmuesi “pykë” i Barcelonës, Robert Lewandowski është shprehur i drejtpërdrejtë teksa tha ndeshja e parë kundër Manchester United do të jetë vërtetë e vështirë.
“Ne duam ta fitojmë atë. Ndeshja e parë do të jetë kundër Manchester United dhe do të jetë shumë e ndërlikuar. Rruga drejt fitores është shumë e gjatë, Gjithçka që mund të bëjmë është të mendojmë vetëm nga loja në lojë”,- u shpreh lideri i sulmit “blaugrana”. /albeu.com