Rinovon Camavinga, klauzola e frikshme që ka vendos Reali

Eduardo Camavingo ka rinovuar ditën e sotme zyrtarisht për Real Madrid.

Mesfushori francez do të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në vitin 2029. Marrëveshja ka ardhur që në muajin e kaluar, por sot klubi dhe lojtari vendosën të bënin zyrtare gjithçka.

 

Camavinga cilësohet si një shtyllë për mesfushën e “Los Blancos” dhe në këtë mënyrë për mos ta humbur, klubi ka vendosur klauzolën e largimit me shifrën e frikshme, plot 1 miliard euro./albeu.com

 


Shtuar 7.11.2023 20:46