Rinovimi i Rudiger ka vlerën e 46 milion paund

Chelsea po vazhdon përpjekjet për të bindur Antonio Rudiger që të nënshkruajë një zgjatje të kontratës në Stamford Bridge, megjithatë mbrojtësi gjerman mësohet se kërkon një paketë financiare me vlerë mbi 46 milionë paund në total.

 

Duke qenë një komponent kyç në mbrojtjen e Thomas Tuchel që fitoi Champions League, 28-vjeçari e ka parë reputacionin e tij të rritet në mënyrë fantastike dhe tani konsiderohet se ia vlen një figurë e tillë.

 

Blutë bënë një ofertë hapëse prej rreth 135,000 paund në javë, gjë që e mërziti Rudiger pasi do ta kishte lënë atë jashtë 10 lojtarëve më të mirë të Chelsea-t.

Ky zemërim tani është shkrirë disi, me Chelsean të rikthyer në garë për të rinovuar ndërkombëtarin gjerman, megjithatë konkurrenca është shumë e ashpër, me Manchester United, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich të gjithë të interesuar për nënshkrimin e tij.

Rudiger do të donte që Real Madrid të ishte një opsion për të në qershor, megjithëse klubi spanjoll nuk duket shumë i interesuar në këtë moment.

Pati bisedime të shkurtra në dhjetor që u nxitën nga kampi i Rudigerit, por në fund ato dështuan./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.01.2022 16:42