Real Madridi është duke konsideruar rikthimin e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo në ekip, duke përfituar nga situata jo e mirë e “Zonjës së Vjetër”.
Portugezi ka fituar 15 trofe gjatë nëntë viteve në “Santiago Bernabeu” duke përfshirë tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.
Por, si mund të jetë formacioni i Realit me Ronaldon?
Sipas “Sports Mole”, formacioni do jetë i njëjti ashtu siç është duke luajtur Real Madridi vetëm se në vend të Vinicius Juniorit do jetë portugezi.
Formacioni i mundshëm i Realit me Ronaldon:
Courtois; Varane, Ramos, Nacho, Carvajal, Mendy; Casemiro, Modric, Kroos; Benzema, Ronaldo./Lajmi.net/