Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk ngurron të flasë sa herë që i vjen mundësia për një rikthim të mundshëm të Messit të akipin “cule”.
Messi momentalisht ka një kontrata me PSG-në deri në vitin 2023, por nuk pritet që të vazhdojë më gjatë në kryeqytetin francez.
Sipas raportimeve nga Franca, Messi nuk ka ndërmend të vazhdojë edhe për shkak të mos adaptimit të familjes së tij.
Lidhur me zërat për një rikthim te Barcelona, Laporta ka komentuar sërish:
“Kthimi i Messit në Barça në 2023? Leo e di që Barcelona është gjithmonë shtëpia e tij”, ishin fjalët e tij./albeu.com