Ish-futbollistë bëjnë bilancin e ndeshjes Bayern-Real: “Ego e lojtarëve dhe naiviteti i Camavinga-s i kushtuan spanjollëve”

Analiza e bërë nga disa ish-futbolistë pas ndeshjes mes Bayern-it dhe Real-it nuk lë shumë vend për komente. Ish-lojtarë, të cilët sot punojnë si ekspertë pranë medieve më të mëdha në botë. Kanë treguar pikëpamjet e tyre sa i përket ndeshjes së “Allianz Arena”-s.

“Nëse duhet që të evidentojmë një fajtor atëherë mund të drejtojmë gishtin nga Camavinga. Ndërhyrja e tij ishte katastrofike. Në atë pikë të ndeshjes kartoni i kuq ishte shumë i ashpër, por arbitri iu përmbajt rregullave. Real-i gjithmonë fshihet pas arbitrave. Nuk mendoj se i gjithë faji është i Mbappé-së edhe pse në momentin që ai mbërriti në Spanjë në dhomat e zhveshjes së Real-it shikoj probleme të mëdha egoje mes lojtarëve”, tha Emmanuel Petit.

Të lidhura

None found

Një tjetër ish-mesfushor i faturon Vinicius Junior humbjen e Real-it në Mynih. “Të gjithë e dimë se çfarë është i aftë ai që të bëjë kur është në ditë të mirë. Me driblimet e tij kthehet në një makth për mbrojtësit kundërshtarë. Në Mynih humbi shumë lehtë kontrollin e topit, hynte në driblime edhe kur nuk ishin të nevojshme. Mënyra se si u soll me Bellingham kur e ftoi që të mbyllte gojën përmbledh mbrëmjen e tij. Ishte i frustruar dhe vihej re qartë se Vini i vjetër, i cili ndryshonte i vetëm ndeshjet, atë natë kur Real-it i nevojitej më shumë nuk u shfaq. Më vjen keq që po e them por tani është hija e lojtarit, i cili terrorizonte Europën. Talenti është aty, por nuk kishte impakt. Nuk ekzistonte. Nëse ai nuk gjen përsëri shkëndijën e humbur mund të flasim për një nisje në ulje të karrierës së tij”, tha Roy Keane.


Shtuar më 17.04.2026 13:00

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş