Rikthehet pas 5 vitesh, Ibrahimovic merr numër të ri në fanellën e Suedisë (VIDEO)

Kombëtarja e Suedisë ka bërë të ditur se Zlatan Ibrahimovic do ta ketë numrin 11 në fanellë pas rikthimit nga pensionimi.

 

Suedia do t’i luajë tri ndeshje gjatë muajit mars, të vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2022.

39 vjeçari ka bartur numrin 10 te Suedia përpara pensionimit, mirëpo tani, siç thotë ai, do të fillojë një epokë të re me numër të ri.

Alexander Isak, sulmuesi i Real Sociedad, ia ka dhënë numrin Ibrahimovicit duke i thënë: “Unë do ta dhurojë këtë numër, nëse do të luani edhe për gjashtë apo shtatë vite të tjera”.

Ibrahimovic u rikthye në Kombëtare për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022, pesë vjet pasi ishte pensionuar nga kombëtarja pas Euro 2016.

Sulmuesi i Milanit është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares suedeze me 62 gola në 116 ndeshje.


Shtuar 25.03.2021 14:05